Kirurgu abdominal Dr. Arbër Morina po pretendon se sëmundja e pashërueshme e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike. Morina në një postim në Facebook ka shkruar se “Diabeti Mellitus Tip 2 (Insulinë dhe jo insulinvartës) ose sëmundaj e ‘sheqerit’ dhe Obeziteti morbid ose trashja mbinormale, Tashmë shërohen përjetësisht me një teknik minimale invazive me 99% sukses”.
Morina i ka thënë lamtumirë insulinës dhe të gjitha mjekimeve tjera dhe komplikimeve nga diabeti. Ai iu ka bërë thirrje pacientëve që të jetojnë jetën sepse ajo është vetëm një.
Por të menjëhershme kanë qenë reagimet nga kolegë të tij shqiptar në Gjermani. Një prej tyre, Ali Ademaj, madje i ka kërkuar Morinës që të heq postimin e tij për shkaqe të etikes mjekësore.
“Kjo është e pamundur. Në Klinikën Gjermane ku punojë unë, këso operacione i kena bërë qysh para 25 vjetësh, por asnjë pacient nuk u shërue nga diabeti dhe marrja e insulinës. I nderuari koleg është mirë që këtë postim ta largoni se është kundër etikës mjekësore”, ka shkruar Ademaj.
Në postimin e Morinës janë edhe disa komente tjera, reagime nga endokrinolog të cilët kanë hedhur poshtë mundësinë e shërimit të diabetit, e aq më pak me metoda kirurgjike.
“Zotëri a e din ti se diabeti melit është sëmundje e pashërueshme? Është sëmundje kronike, progresive metabolike trajtimi i së cilës bëhet me protokolle të caktuara ndërkombëtare. Bëhu serioz dhe puno në degën për të cilën ke kry shkollimin. Dr. Valton Saiti, internist – endokrinolog”, thuhet në një koment të postuar nga Ilir Saiti.
Kujtojmë se përveç Morinës edhe mjeku popullor Hetem Ramadani pati pretenduar se e kryen shërimin e diabetit.
Diskutime rreth kësaj post