Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaron se kryeministri Rama ka një sjellje tërësisht anti-shqiptare ndaj Kosovës. Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.
Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post