Meteoalb jep parashikimin për këtë javë, ku në Tiranë dhe në mbarë vendin ka erëra të forta, ndërsa në zona kryesisht malore kanë nisur edhe reshjet e dëborës.
Temperaturat në këtë javë pritet që të ulen deri minus 12 gradë celcius, ndërsa maksimalisht do të shkojnë 10 gradë. Nga e mërkura e në vazhdim, pritet normalizimi i situatës dhe kthim të temperaturave në vlera tipike për muajin janar.
Moti javor: Sonte vijojne reshjet e pakta të dëbores por neser, priten kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta të cilat sjellin reshje të pakta dëbore vetëm në zona të izoluara të shtrirjes lindore ndërsa e marta vijon kryesisht e kthjellët. Nga e mërkura deri në fundjavë priten kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta dhe afatshkurtra të dëborës. Megjithatë kjo javë përkufizohet në tërësi e kthjellët dhe e ftohtë.
Temperaturat: Sonte pas mesnates ulen ndjeshëm, rënia vijon edhe mëngjesin e neserm ku zonat malore do shënojne nga -4 në -10°C; Rënia vijon edhe në mesditë kur max shënon deri 10°C. Edhe e marta në mëngjes sjell tjetër rënie, pritet min rreth -12°C por mesdita sjell rritje duke shënuar max 12-13°C. Nga e mërkura dhe në vijim duke perfshire edhe fundjaven, priten rritje të Temp. duke bërë që Shqipëria të kalojë në vlera tipike të Janarit (MIN tipike të janarit janë rreth -4 dhe MAX rreth 12°C)./boldnews
Diskutime rreth kësaj post