Armina Mevlani është një prej bolgereve më të komentuara. Së fundmi ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për dasmën madhështore që pati paralajmëruar se do të mbante këtë vit. Të paktën kështu deklaroi fashionistja në një intervistë për “Prive”, vitin e kaluar. E pyetur nga gazetari nëse do martohet në 2020-ën, Armina e pohoi duke mos dashur të zbulojë më shumë.
Megjithatë duket se dasma që mezi prisnim është anuluar pasi siç zbuloi Armina mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, dasma akoma nuk është organizuar.
“Nuk është e vërtetë që nuk jemi gati, të dy jemi gati, por dasma kërkon organizim. Nuk ka dasmë në 2020-ën”, – u përgjigj Armina.
Diskutime rreth kësaj post