Një nga reperet më të njohura shqiptare ka folur së fundmi hapur në emisionin “Shiko Kush LUAN”. Përpos performancës në studio, reperja u bë pjesë e lojës ‘Paintball’, ku pati jo pak për të zbuluar.
Tayna është shprehur se Loredana është në kulmin e karrierës, megjithatë ajo do ta dëshironte një bashkëpunim me Mozzik.
Ndërsa Ledri Vulën këngëtarja e ka zgjedhur si reperin që pëlqente më shumë para famës por ajo ka treguar se në makinë dëgjon MC Kreshën.
Për Majkun ajo u shpreh se është si ‘i rënë nga fiku’, Për sa i përket ‘diss’-eve, Tayna ka deklaruar se nuk do t’i bënte asnjërit e sidomos asnjërës prej kolegeve.
Po kështu ajo ka folur hapur edhe për mashkullin ideal.
Ajo është shprehur se asnjë nga reperët e shfaqur në fotot përballë saj nuk përmbushte kriteret e mashkullit ideal. Sipas saj me asnjë prej tyre nuk do të donte një lidhje.
Diskutime rreth kësaj post