Shërbimi Metorologjik Ushtarak na ka vënë në dijeni në lidhje me erën që ka pushtuar vendin ditës e sotme dhe gjithashtu parashikohet që nesër në mëngjes të jetë dita më e ftohtë.
Temperatura pritet të shkojë deri në -10 gradë në zonat malore -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.
Njoftimi:
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga oret e mesditës se dites se sotme era ka qene intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.
Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s (77km/h). Era intensive do te vazhdoj deri ne oret e para te mengjesit te dt. 06.01.2020 me shpejtesi mesatare 5-10m/s dhe hera heres era fiton itensitet deri ne 15-20m/s.
Përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrine shpejtësinë deri ne 25-30m/s. Duke nisur nga oret e mesditës se dt.
06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit te eres me shpejtesi mesatare 5-10m/s ndersa pergjate vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonen e alpeve era do te mbetet intensive deri ne 20-30m/s (80-108 km/h) perseri me drejtim nga kuadrati i veriut.
Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma me shume intensitet dhe behet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijen bregdetare e cila do te arrij shpejtësi deri ne 15m/s.
Dita me e ftohte parashikohet te jete mengjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat qe pritet te arrijne deri ne -10 grad ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.
Diskutime rreth kësaj post