Kishte mbërritur në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi për ditët e festive, duke u prezantuar në recepsion me një dokument fals, por nuk ka mjaftuar e gjithë kjo për t’i shpëtuar forcave të rëndit.
Një shqiptar 32-vjecar, i dë.nuar dhe kërkuar prej kohësh, u kap ditën e djeshme nga policia, raportojnë mediat italiane.
Nga hetimet doli e vërteta e gjeneraliteteve në dokumentet e identifikimit. Dyshimet kanë qenë të mëdha nga punonjësit e hotelit, që edhe pse pranuan dokumentin e identifikimit, lajmëruan menjëherë forcat e rendit.
32 vjeçari shqiptar, akuzohej për tr.afik dhe shp.ërndarje dr.oge edhe më parë, dhe ishte dëbuar nga shteti fqinj.
Por nëpërmjet dokumenteve fals, kishte gjetur mënyrën për të hyrë sërish në Itali, dhe me jetë luksoze prej turisti.
Forcat e rendit e shoqëruan në aeroportin e Fiumicinos, për ta kthyer në Shqipëri. Më pas do të denoncohet në prokurori për ma.shtrim me gjeneralitete false ndaj forcave të rendit.
Diskutime rreth kësaj post