Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata Çlirim Gjata, deklaroi sot në emër të kësaj partie, “se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e popullit, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi i paligjshëm i një grupi oligarkësh, për të cilët po grabit pasuritë e këtij vendi”, – nënvizoi ai.
“Ndaj, Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendim me votë të lirë dhe të ndershme, PD do të anulojë çdo konçension dhe projekt dhe çdo marrëveshje korruptive që grabit shqiptarët.”
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post