Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka reaguar ashpër për ekstradimin e mësuesit turk Harun Çelik. Hajdari shprehet se ekstradimi është kryer pa një vendim gjyqësor drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën.
Statusi i plotë i Hajdarit:
Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSH, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.
Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut.
Diskutime rreth kësaj post