Loredana Zefi njihet gjerësisht për muzikën e saj por më shumë për skandalet ku ishte e përfshirë. Reperja tashmë ka hyrë në konflikt me një faqe Instagrami në Gjermani pasi i ka publikuar asaj një video në të cilën sipas faqes është ushtruar dhunë dhe ofendim për ndjekësit e reperes, raporton Syri.
Biseda e përkthyer:
Loredana: “Ju keni publikuar videon time private dhe këngën time të re që nuk e ka dëgjuar askush akoma. Unë dua që ju ta fshini këtë video, pasi kjo gjë dëmton imazhin tim. Kënga do të publikohet së shpejti prandaj ju lutem fshijeni menjëherë”.
Faqja: “Na vjen keq por kjo gjë duhet të ketë pasoja! Ajo që bëni ju në video është vërtetë e dhunshme dhe e ndyrë për ndjekësit tuaj. Por, kënga është shumë e lezetshme”.
Loredana: “Ju lutem fshijeni… mund të jetë fundi im”.
Faqja: “Pranoj ta fshi nesër në ora 3 pasdite, por, paraprakisht duhet t’i plotësoni të gjitha kërkesat e pajtimit”./boldnews
Diskutime rreth kësaj post