Kjo është makina, e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Është një “Range Rover” i blinduar nga të katër anët, i projektuar për t’i bërë ballë armatimit serb të asokohe.
Pas 14 vitesh, që nga vdekja e Rugoves edhe xhipi i tij kishte “vdekur”, por ka qenë gazetari i agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’, ai që e ka ndezur duke e kthyer sërish në rrugë xhipin.
Edhe pas 14 vitesh, sirena nostalgjike dhe emocionuese e tij dukej sikur e kërkonte njeriun numër një të pavarësisë së Kosovës!
“Edhe sikur të më jepte dikush një milion apo dy milionë euro, ky xhip nuk shitet, nuk ka çmim, meqë është simbol dhe sinonim i pavarësisë së Kosovës. Ky xhip ka bërë qindra kilometra, ka ecur, lobuar për Kosovën më shumë se sa sot disa ministra tanë…” ka thënë për “Presheva Jonë” Sahit Geci, truproja i Rugovës.
“Kjo veturë më është dhënë nga presidenti, sepse ka qenë pjesë e LDK-së atëkohë. Diku nga viti 2004-2005 e kam. E ruaj si kujtim, nuk e përdor. Kemi pasur oferta shumë me shitë, por nuk e shes. Më para e shes truallin se veturën”, – është shprehur truproja.
Ndiqni videon dhe xhiron që ka bërë makina e Rugovës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post