Erisa Zagori e cila jeton me familje në Austri kishte ardhur për ta festuar Vitin e Ri në Kosovë, mirëpo e njëjta nuk u kthye më për në shtetin ku jeton.
Të mërkurën mbrëma, ajo është ndarë nga nëna e saj dhe më familjarët nuk dinë asgjë për të.
“Të mërkurën në ora 17:00 prej Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici”, ka thënë një familjarë për Telegafin.
Ai ka shtuar se nuk kanë informata deri më tash se çka ka ndodhur me to. Familjarët kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vajzes së tyre.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post