Modelja Adrola Dushi ka rrëfyer në emisionin “Mirage”, një prej momenteve më të vështira të jetës së saj, kur i është dashur të largohet për dy javë në Amerikë, duke lënë djalin në një gjendje të dëshpëruar. Për bukuroshen, ky episode i jetës së saj ka qenë një ndër më të tmerrshmit që nuk i hiqet dot nga mendja.
“Ika para dy javësh nga Shqipëria në Amerikë edhe do vija për ditëlindjen e Troit prap. Edhe kur ika më tha: Mami mos ik, të lutem mos ik. Unë s’e mora shumë seriozisht. Unë ika dhe ai nuk kishte dëgjuar të hynte në shtëpi pa mua. Ulëriste një tmerr dhe nuk futej në shtëpi. Mua nuk ma thanë, por kur u ktheva për ditëlindjen e tij me ka dhemb zemra. Sepse ishin gjithë njerëzit e Troit duke festuar ditëlindjen dhe ai vetëm më ka parë, dhe as nuk më ka fol, o Zot i madh ajo ka qenë tmerr. Të më refuzonte djali im ishte e tmerrshme per mua, ka qenë vërtet tmerr.” – është shprehur Adrola Dushi ndërsa e kanë ‘mbërthyer’ lotët.
Diskutime rreth kësaj post