Truri na thotë se çfarë të bëjmë, si të veprojmë, çfarë të mendojmë dhe çfarë të themi. Ne jetojmë dhe mësojmë falë këtij organi, por ende nuk dihet shumë. Çdo vit, zbulimet e reja na mësojnë më shumë rreth këtij organi të mrekullueshëm.
Hidhni një vështrim në disa nga zbulimet më të mëdha të trurit gjatë vitit 2019.
Zemërimi në ëndrra
Njerëzit mund të përjetojnë shumë emocione ndërsa flenë, madje edhe zemërim. Studiuesit kanë zbuluar, duke analizuar veprimtarinë e trurit, që ata mund të përcaktojnë nëse një person është zemëruar apo jo në një ëndërr.
Ekipi ekzaminoi rajone të trurit, të cilët ndihmojnë në kontrollin e shprehjes së emocioneve dhe zgjidhjen e problemeve. Aktiviteti asimetrik në lobin frontal të trurit gjatë gjumit mund të tregojë që personi ishte duke parë ëndrra “të zemëruara”.
Diskutime rreth kësaj post