Albin Kurti i tha Ramës se kur gabon në hapa, ke humbur edhe topin, për të cilin tha se tashmë e ka Aleksandër Vuçiç. Nisma për mini shengenin ballkanik, tha Kurti, duhet të niste nga Kosova.
Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti gjatë intervistës me gazetarin Artur Zheji në emisionin “360 gradë” në RTV Ora foli edhe për mini shengenin ballkanik. Sipas Kurtit, kjo nismë është një gabim në hapa nga kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe basketbollin.
Albin Kurti: Kryeministri Edi Rama ne e dimë që është basketbollist apo jo?
Artur Zheji: Ka qenë, është e rëndë kjo që thatë që kryeministri Rama është basketbollist dmth që…është piktor akoma. Pikturën e ushtron, basketbollin e bën për shoë elektoral. Gjuan 7 herë për të kapur një kosh.
Albin Kurti: Ndoshta e kisha nga përfytyrimi i zyrës që është ai koshi aty.
Artur Zheji: E mban një kosh të vogël.
Albin Kurti: Nuk është vetëm piktura në zyrë ose vizatimi është edhe koshi. Dmth si një ish-basketbollit, ose si një njohës i basketbollit, ose si një ushtrues, praktikues …e di çka do të thotë gabim në hapa. Kur gabon në hapa e humbet topin. Për bindjen time mini shegeni ballkanik është gabim në hapa sepse nis me Serbinë, nuk mund të nisesh me Serbinë. Duhet të fillosh me Kosovën. Është gabim në hapa meqë duhet të fillohet me Kosovën, me aleatë të tjerë edhe brenda NATO-s, edhe drejt BE, edhe në raport me Kosovën dhe kombin shqiptar, që na i kërkojnë edhe rilindasit sepse kjo është teza e tyre. Në fund vjen Serbia. A nuk do të duhej që qeveria e Republikës së Shqipërisë me kryeministër Edi Ramën dhe qeveria e Republikës së Kosovës me kryeministër mua, të bëhemi bashkë në një mbledhje njëherë si dy qeveri të diskutojmë të gjitha çështjet e rajonit. Meqë është gabim në hapa dhe humbi topin, a konsideroni që tani topin e ka Vuçiç?
Artur Zheji: Pa diskutim, unë po.
Diskutime rreth kësaj post