Edhe nesër vendi ynë do të ndikohet nga moti i kthjellët në të gjithë territorin falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se, për shkak të origjinës veriore të masave ajrore, temperaturat në vlerat minimale edhe për nesër pritet të jenë negative në disa qytete, por me një rritje të lehtë krahasuar me ato të ditës së sotme.
Në këtë mënyrë në zonat malore temperaturat pritet të arrijnë -6ºC, në ato të ulta -4ºC dhe në zonat bregdetare 1ºC. Edhe temperaturat në vlerat e mesditës do të kenë një rritje të lehtë duke prekur në zonat malore vlerat prej 9ºC, ato të ulta 14ºC dhe në ato bregdetare 15ºC.
Ndikim në rritjen e temperaturave të mesditës do të ketë edhe era e cila nesër do të fryjë e qetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s.
Diskutime rreth kësaj post