Familja e Vasil Naçit, një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, shfaqet rrallë, shumë rrallë në publik. “Miq, ju uroj familjarisht, që viti 2020 të ketë më shumë dashuri, lumturi, shëndet, mençuri dhe begati në jetën tuaj,” shkruan supërmarrësi në një foto të publikuar së fundmi në Instagram, që është e para foto familjare që prej 2016-s.
Ndonëse babai i tyre renditet prej kohësh në vend të tretë të listës së njerëzve më të pasur në Shqipëri, sipas Institutit Europian Pashko, është themelues dhe president i kompanisë Agna Group dhe organizon trajnime mbi rrugën e të qenurit i suksesshëm, fëmijët kanë zgjedhur një jetë jashtë vëmendjes mediatike.
Profilet në Instagram të Aglaias, Spiros, Ellit dhe Nikoletës janë privat dhe numërojnë një numër të vogël ndjekësish. Në një kohë kur babai i tyre renditet prej vitesh si një nga njerëzit më të suksesshëm në Shqipëri, fëmijët e Naçit nuk duken kurrkund, nuk shfaqen nëpër emisione televizive dhe nuk komentohen në asnjë portal.
Kur mendojmë fëmijët e të pasurve në Shqipëri, ndodh që mendojmë ata që fshijnë ballin me lekë, ndërrojnë çantat e shtrenjta për foto në Instagram, shëtisin nga njëri vend i globit në tjetrin, aq lehtë sa ndërrojmë ne emisionet televizive me telekomandë. Jo se nuk ndodh, por duket se nga ana tjetër ka edhe fëmijë që nuk kanë aspak dëshirë të krenohen me pasurinë e familjes. Ata mund të jenë duke u shkolluar, duke punuar në kompani ose thjesht duke shijuar privatësinë, që në ditët e sotme konsiderohet me të vërtetë luks.
Diskutime rreth kësaj post