E mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për një kohë të gjatë, megjithatë Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan menjëherë në të preferuarit e publikut. Në studion e “Shiko Kush LUAN”, duke iu përshtatur magjisë së festave, Klea dhe Elgiti kanë ‘kurorëzuar’ dashurinë e tyre.
“A pranon ti…”, kanë nisur pyetjet plot humor drejtuar çiftit, që pavarësisht prapashtesave, Klea dhe Elgiti kanë thënë “Po” për të gjitha. Nga problemet me gjumin, e deri tek shoqërimi i Dodës me vajza seksi, çifti kanë treguar se lidhja mes tyre është më e fortë se çdo sfidë tjetër. Pasi i është vënë një vello në kokë, Elgiti i ka dhuruar një puthje në buzë partneres së tij të zemrës.
Diskutime rreth kësaj post