Ishte paralajmëruar se më datë 3 Janar qytetarët e strehuar pas tërmetit të 26 Nëntorit nëpër hotele për shkak se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme, duhet të largoheshin, por me sa duket reagimi i këtyre të fundit por edhe i opinionit publik e ka bërë qeverinë të ndryshojë mendje.
Mësohet se ditën e sotme autoritetet janë tërhequr nga ky vendim deri në momentin kur familjet e strehuara nëpër hotele të gjejnë shtëpi me qira.
Ky vendim është marrë vetëm për banorët e Thumanës që janë akomoduar në Shëngjin ndërsa ende nuk dihet për ata të Durrësit apo të zonave të tjera.
Diskutime rreth kësaj post