Ish-deputeti i PD dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për ekstradimin e shtetasit turk, mbështetës i Gylenit, kundërshtarit të Presidentit Erdogan drejt Turqisë. Në një postim në “Facebook”, Pollo shpërndan një shkrim të tijin të gushtit të vitit të kaluar për gylenistët teksa shkruan se ekstradimi i djeshëm është kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar.
“Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen. Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.
Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.
P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”, shkruan Pollo.
Diskutime rreth kësaj post