Në natën e ndërrimit të viteve, grupi më i famshëm “Rebelët” janë bërë bashkë pas 11 vitesh. Të gjithë anëtarët e grupit Roberta, Guadalupe (Lupita), Mia, Xhovani, Migeli dhe Diego kanë postuar në rrjete sociale një foto të tyre së bashku, ku shfaqen të përqafuar dhe urojnë Vitin e Ri.
“Rebelët” ishte një nga grupet më të dashur për publikun që u bë i njohur në vitin 2004 në telenovelën “Rebelde”. Pas telenovelës, ata vazhduan së bashku duke publikuar këngë e duke mbajtur koncerte deri në vitin 2009.
Ribashkimi i tyre ka nisur edhe thashethemet se grupi po rikthehet pasi prej kohësh ishte përfolur për një rikthim të tyre në muzikë ose me ndonjë serial të ri. Mbetet të shohim.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post