Ashtu si ndodhi edhe në Kosovë, një shtetas turk është duke u ekstraduar nga Shqipëria drejt Turqisë në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se shtetasi turk është Harun Çelik, 42 vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen. Pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri, turkut i është thënë se do dërgohej në qendrën e azilkërkuesve, por më pas është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.
Nga drejtoria e Migracionit po transportohet me urgjence drejt Rinasit, ku autoritetet shtetërore shqiptare po e deportojnë jashtë dëshirës së tij, për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk.
Shtetasi turk ka të drejten e apelimit por kjo e drejtë i është mohuar, pasi Drejtoria e Migracionit ka vendosur ta dergojë menjehere nga qelia në aeroport drejt Turqisë.
Duke qenë se Ankaraja nuk jep dokumente si pasaporta apo karta identiteti për ata shtetas që ajo i konsideron mbështetës të Lëvizjes Gylen, shpesh pjesëtarë të saj zgjedhin dokumente false për tu larguar nga Turqia në drejtim të Perëndimit.
Por, ditën e sotme, ky shtetas ka kryer dënimin në Shqipëri dhe i është premtuar se do të dërgohej në qendrën e azilantëve për të shqyrtuar kërkesat e tij, por gjatë rrugës ka përfunduar në aeroportin e Rinasit.
Njëri nga avokatët mbrojtës nuk i është lejuar të kontaktojë me klientin e tij. Mësohet se Çalik ishte me profesion mësues dhe kishte mundur të largohej nga Turqia.
Diskutime rreth kësaj post