Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli teksa ishte duke uruar për ndërrimin e viteve mbrëmjen e djeshme ka bërë një gafë. E themi këtë, pasi në vend që t’u thoshte vlonjatëve ‘’Gëzuar 2020’’, ai u ka thënë ‘Gëzuar Vitin e Ri “2019’’ dhe këtë gjë e ka thënë para shumë njerëzve që kishin dalë për të pritur vitin 2020 jashtë.
Leli ka thënë:
“Tani më duket se arritëm. 5, 6, 3, 4, 2, 1. Gëzuar Vitin e Ri 2019, 2020-ën.’’
Leli e ka kapur shpejt gafën që ka bërë dhe u ka uruar gëzuar 2020-ën më pas.
Reagimet kanë qenë të shumta për këtë video dhe gafën që ka bërë kryetari i bashkisë Vlorë, i cili si duket kishte harruar se duhet të uronte ‘Gëzuar 2020’. Kjo video është bërë virale.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post