Një burrë 24 vjeç ka vdekur në Australi pasi ra nga kati i 21-të i një ndërtese. Ngjarja besohet të ketë ndodhur rreth orës 11 e 30 minuta para mesnatës së Vitit të Ri.
Viktima ndodhej në pjesën më të lartë të hotelit “Emporium”, kur ra nga kati i 21-të. Një dëshmitare tha se kjo situatë ishte traumë për të gjithë personat që e panë ngjarjen.
“Ne sapo kishim arritur dhe kishim planifikuar t’i shikojmë fishekzjarrët. Papritmas e dëgjuam një zhurmë afër nesh. Më vonë e pamë burrin që ra fillimisht mbi një kamion dhe më pas në asfalt”, tha dëshmitarja.
“Njerëzit filluan të bërtasin dhe të vrapojnë drejt trupit të tij. Policia erdhi dhe ne i treguan atë që e kishim parë”, shtoi ajo.
Menaxheri i hotelit, Charles Martin, i shprehu ngushëllime familjes së viktimës.
Policia nuk është duke e trajtuar rastin si vdekje të dyshimtë, sepse besohet që burri ka rënë në mënyrë aksidentale, shkruan “Daily Mail”, transmeton Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post