Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbritur në sheshin Skënderbej natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa takoi punonjësit e policisë në detyrë, e cila për festa ka kaluar në shërbim të përforcuar, Llesha uroj shqiptarët për një vit të mbarë.
“Besoj që ky vit është pritur në mënyrë dinjitoze, pa shumë zhurmë, por me shumë gëzim e lumturi dhe uroj për të gjithë shqiptarët, po në radhë të parë për punonjësit e policisë së shtetit, zjarrfikëseve dhe të gjithë shërbimeve që sot e presin Vitin e ri në shërbim e jo pranë njerëzve të tyre.” u shpreh Lleshaj, ndërsa shpërndau dhurata simbolike për policët në detyrë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post