Viti 2019 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira për shqiptarët, pas tërmetit të 26 nëntorit që shënoi 51 viktima dhe mijëra të plagosur.
Këtë fundvit, pikërisht për t’iu gjendur sadopak pranë këtyre familjeve, ‘Dilema Deal or no Deal’ me Eno Popin, iu bashkua fondit të solidaritetit të ngritur nga Top Channel dhe partnerët e tij, duke bërë që emra të njohur të ekranit të vinin dhe të luanin mbi këtë kauzë.
Ditën e 31 Dhjetorit e ftuar e veçantë ishte Grida Duma e cila bëri të mundur që 5 milionë lekë të vjetra të marra në lojë t’i bashkangjisë edhe pagën e saj si pedagoge.
Përgjatë ditëve të mëparshme kane marrë pjesë personazhe të artit dhe moderomit, edicioni i fundvitit u mendua të mbyllej me Grida Dumën,
Kështu u bë bashkë një shumë të konsiderueshme që do të shkojë për familjet e prekura nga tërmeti.
Diskutime rreth kësaj post