Padyshim një nga lajmet e prag fundvitit ishte martesa e reperit të njohur Mc Kresha me partneren e tij, Erzinën, në një ceremoni thuajse private (sepse në fakt pamjet e saj ishin kudo në Instagram) me miqtë dhe familjen në Prishtinë.
Edhe pse të ftuarve i ishte kërkuar që të mos publikonin çdo gjë nga dasma, shumica prej tyre ishin personazhe të showbizi-t, kështu që afër mendsh i pamë momentet kryesore nga ceremonia të postuara. Dhe njëra prej fotove, na bëri të dyshojnë që Erzina ishte në pritje të ëmbël.
Gjë që në fakt binte në kundërshtim me faktin që po mbante një shishe shampanjë në dorë por gjithsesi, ky lajm fillimisht u konfirmua nga “Prive”, të cilët gjithashtu bën me dije se tashmë bashkëshortja e Kreshës ishte në muajin e katërt të shtatëzanisë dhe ata do ty do bëhen prindër të një vajze.
Megjithatë mbrëmjen e djeshme morëm dhe konfirmimin që ka më shumë rëndësi nga të gjithë, të vetë Erzinës, e cila duke ju përgjigjur një pyetje në Instagram, pohoi se ishte në pritje të ëmbël. Dhe shikoni foton me të cilën e ka shoqëruar postimin.
Pra, ja ku e keni, Mc Kresha do të bëhet baba së shpejti dhe mezi po presim momentin kur do t’i dedikojë një këngë të voglës së tij, parashikoj që do qaj. /Blitz
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post