Ditën e sotme kryeministri e ka nisur me publikimin e një videoje ku ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezanton punën e bërë përgjatë viti 2019. Por sikurse edhe në raste të tjera reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm, ku edhe kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që me njërin prej tyre të replikojë.
Një qytetar i ka komentuar Ramës se në një kohë kur ai prenzaton punën e qeverisë me shëndetësinë përgjatë 2019, infermierët kanë ikur në Gjermani. Ndërsa tani në Shqipëri kanë ngelur vetëm ndërtesat dhe të korruptuarit.
“Po mjeket dhe infermjeret iken ne Gjermani tani vetem ndertesat kan ngelur dhe te korruptuarit qe slevizin”, shkruan qytetari.
Nga ana tjetër kryeministri Rama i është përgjigjur qytetarit duke e uruar që të mos bëhet kurrë për spital që të shohë gjendjen në të cilën ndodhet tani, në krahasim me atë që e kanë gjetur para 6 viteve.
“Oh, vertete?! Po 18 mije mjeke e infermiere qe sherbejne ne Shqiperi dhe kryejne afro 90 mije nderhyrje ne vit, perveç qindra mijera vizitave cfare jane apo “te korruptuarit qe nuk levizin”! E di ti Bardhi qe mjeket qe shkojne ne spitalet jashte Tiranes, marrin nje bonus plus rroges, qe i bie ne fund te muajit me shume se sa do merrnin po te shkonin jashte?!
Jo me siguri nuk e di! Une e di qe shendetesia ka ende plot probleme per te zgjidhur dhe investime per te bere, po di edhe qe krahasuar me nga u nisem eshte dita me naten! Ti mos paç kurre nevoje per spital qe ta shohesh me syte e tu, se pertej atyre qe e njollosin bluzen e bardhe me sjellje korruptive, ka mijera e mijera gra e burra qe sherbejne e shpetojne jete, kurojne plage, sherojne njerez! Gezuar Bardhi, te kesh she ndet e mbaresi me ke te do zemra”, shkruan kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post