Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe sekretares së tij Erisa Qalliu.
Në një deklaratë për mediat Manastirliu nga Spitali i Traumës tha se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kontrollin e mjekëve.
“Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore”, tha Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post