Një ngjarje e rrallë është shmangur sot në Tiranë. Një çift të moshuarish kishin vendosur groshën për të zier në banesën e tyre dhe kishin dalë prej saj. Para festave ata po bënin pazaret e fundit, por ndërkohë në banesë gorsha po ziente dhe duhej larguar nga soba.
Një pronar lokali që ishte në katin poshtë shtëpisë kishte ndjerë erën e groshëve që deprtonte nga dritarja e hapur dhe ka lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.
Këta kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hyrë nga ballkoni. Ata tentuan futjen nga dritarja, por duke mos dashur të bëjnë dëme, u futën nga ballkoni dhe nxorrën tenxheren me fasule në jashtë.
Ndërkohë banori, pasi kishte marrë lajmin, u kthye menjëherë dhe falenderoi të gjithë efektivët.
Ngjarja ndodhi tek kryqëzimi i Vasil Shantos në Tiranë, përballë shkollës me të njëjtin emër. Nëse pronari i lokalit nuk do kishte lajmëruar forcat zjarrëfikëse, mund të kishin dhe një tragjedi nëse tenxherja do të plaste.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post