Presidenti Ilir Meta lidhur me nismën e ‘Mini-Shengenit’ tha se çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje, dhe që ka vetëm për qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e mirëpritur.
“Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje, dhe që ka vetëm për qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e mirëpritur. Ky duhet të jetë një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Çdo iniciativë që provokon debate të panevojshme nuk e ndihmon bashkëpunimin tonë. Askush nuk ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën.
Prishtina ka udhëheqësit e saj të zgjedhur me votën e qytetarëve të saj. Shqipëria, për fat të keq, nuk ka se çfarë t’i mësojë Kosovës, as sa i përket shtetit ligjor, as sa i përket zgjedhjeve e pluralizmit politik, apo qoftë sa i përket demokracisë.
Shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post