Zëvendëskryeministri Erion Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata që kanë hapur dhe punuar në 22 kantiere në bashkitë e Qarkut Fier. Braçe shprehet se, “në një vit, hapëm mbi 22 kantiere për vepra të mëdha dhe dhjetëra të tjera për vepra me të vogla lokale në bashkinë Divjakë-Grabian, Cermë, Remas, Gradishte, bashkinë Lushnje-Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj”.
Ai shton se një pjesë kanë përfunduar e kantieret janë mbyllur, një pjesë janë ende në punë.
“Qindra burra e djem nga zona kanë punuar në to. Merita më e madhe për secilën vepër u takon atyre. Ata e kanë bërë duke punuar çdo ditë, në kushte edhe të vështira. Unë u jam shumë mirënjohës për punën e kryer, shumë. Ndaj, shumë faleminderit çdo punëtori, duke nisur nga heronjtë e heshtur e punë-shumë të bashkisë Divjakë-grupet e Dilaverit, deri tek punëtori i fundit në secilën vepër të përfunduar e në punë e sipër. Janë veprat e tyre, jo të miat! Njerëzit duhet ta dinë këtë!”, shprehet Braçe.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post