Sipas informacionit të publikuar në faqen e tij zyrtare, kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me ministrin, Bledi Çuçi kanë vizituar pallatet e dëmtuara në plazhin e Durrësit.
Në njoftim thuhet se kanë nisur punimet për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në shkallën DS3, çka nënkupton përforcim strukturor dhe meremetim tërësor muraturash të dëmtuara.
Kjo vizitë nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ndjekësit e kryeministrit Rama.
Një komentues i shkruan Ramës:
“O gjigant un se di si shko ti ke ato ndertime ngjit me plazhin si ta pranon karakteri fort qe ke se ti vet ke then ndertimet ne zonat e plazhit duhet te jen mbi 300 metra nga plazhi!”.
Kryeministri i përgjigjet:
“Nuk e di per cfare e ke fjalen dhe ku e ke degjuar kete 300 metershin tim, po une shkoj tek ato ndertime sepse njerezit presin te kthehen ne shtepi dhe eshte detyra ime kjo! Gezuar vella dhe shendet e mbarësi”.
Diskutime rreth kësaj post