Avokati Altin Goxhaj tha se kryeministri Edi Rama është momentalisht në një kohë të pakohë, ndërsa argumentoi se qëndrimi i tij në pushtet është falë Lulzim Bashës për të cilin tha se i ka lejuar kohën shtesë.
“E kemi thënë se Luli është produkt i Sorosit që u bë kryetar i PD-së për shkak të një marrëveshjeje që Berisha kishte bërë me Sorosin në 2005. Ramën dhe Lulin mund ti përcaktoja si kanceri i shoqërisë. Nëse para disa kohësh ishte rreziku i gripit të derrit, në 2013 erdhi kanceri Rama dhe HIV-AIDS-i Luli. Kjo nuk është kohë normale, në mars Basha devijoi ngjarjet.
Sipas Biberajt Luli me veprimet e veta ndaj faktorit amerikan çoi në një kohë shtesë. Rama nuk është mbret. Ai është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, është në një gjendje të pacaktuar dhe që jeton në një kohë të pa kohë dhe pa gravitet. Rama jeton në kohë pa kohë sepse i kanë dhënë mundësinë të jetojë në kohë shtesë. Por me ardhjen e një ambasadori të ri nga SHBA ,do të trgojë se si është e vërteta.
Askush nuk e din se në Shqipëri ka dikë që drejton dhe bën çfarë i thotë Sorosi për shpopullimin e vendit. Rama nuk është pjesë e një axhende për shkatërrimin dhe shpopullimin e Shqpërisë, është vetë Luli bashkë e Ramën dhe Veliajn. Ke dëgjuar ndonjë emision të flasë për shpopullim të popullsisë? Luli është e vetmja patericë që mban në këmbë Ramën, po të mos jetë Luli rrëzohet Rama, sepse vetë Luli ia ka siguruar kohën shtesë”, tha Goxhaj në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post