Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti që tr onditi Shqipërinë në 26 nëntor, shumë banorë vazhdojnë të mbeten në qiell të hapur. Duke shoqëruar kryedemokratin e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, banorë të lagjes 17 të qytetit u shprehen se nuk kanë zgjidhje për shtëpitë e dë mtuara, kurse njëri prej tyre thekson se është kryer paligjshmëri e madhe duke dhënë leje ndërtimi në zona kënetore.
“Nuk lejohet në Durrës 20 kate. Si ka mundësi? Këtu ka patur bretkosa, këta kanë bërë pallate 20 kate.
Unë këtu kam vr arë rosa dhe kam zënë peshq dikur këtu në kënetë, këta kanë bërë pallate nga 12 kate. I pari që duhet të a rrestohet është Vangjush Dako që ka dhënë leje ndërtimi nga 12 kate”, shprehet ai.
Ndërkohë një banor tjetër shprehet se pallatet e prishura janë ndërtuar jashtë standardit duke theksuar se janë 400 familje në Durrës që ndodhen jashtë në këto momente.
Kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj tha prokuroria është marrë “vetëm me cironkat duke mos u afruar pranë rrethit të njerëzve të Ramës”. /abcnews
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post