Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, moderatorja Rudina Dembacaj është vënë në shënjestër të mediave rozë. Në shumë lajme u përfol se ajo kishte nisur një histori të re dashurie me ish-deputetin Mark Frroku, edhe pse Rudina nuk e konfirmoi asnjëherë këtë histori.
Mirëpo, ajo që vihet re është se pavarësisht divorcit dhe lidhjes së re, moderatorja ruan marrëdhënie shumë të mira me Aleksin.
Së fundmi, dyshja janë ribashkuar dhe shkaku ka qenë vajza e tyre, Viktoria. Vogëlushja ka festuar ditëlindjen dhe kjo ka bërë që të dy prindërit të realizojnë një foto sëbashku.
Ata e kanë postuar në Instagram dhe e kanë shoqëruar me një dedikim tepër emocionues.
“Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë qe nuk do të mungoje kurrë është dashuria. Të duam shume!!!”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post