Gjykata e Tiranës vendosi sot të dënojë për përhapje lajmesh të rreme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale.
Deputeti socialist Taulant Balla tha se Berisha është një person që se ka për turp të gënjejë. Sipas tij Berishëne e presin dhe çështje të tjera.
“Berisha është një person që se ka për turp të gënjejë. Sot është dënuar për këtë çështje. Ka dhe plot çështje të tjera. Kështu është dënuar dhe Basha. Çështja për të cilën kryeministri Rama vendosi ta çojë në gjykatë është shumë e thjeshtë dhe e qartë dhe që u konfirmua dhe për shkak të vendimit penal në kurriz të Bashës për një akuzë idioteske të ngritur ndaj meje. Dhe ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda”, deklaroi Balla.
Diskutime rreth kësaj post