Avokati Spartak Ngjela tha se kreu i ri i SPAK Arben Kraja nuk është i implikuar, dhe nuk ka lidhje me sigurimin e kohës së komunizmit.
“Është i aftë dhe e ka filluar punën mbarë. Hapin e parë e ka nisur mbarë dhe profesionalisht është i aftë. Nga ato që pashë nuk kanë të drejtë ta akuzojnë për diçka të tillë. Është hetues në vitin 1990, s’ka lidhje me sigurimin. Në 1989 ose 90’ është ndarë hetuesia e krimeve ordinere nga politika.
Nuk kishte lidhje fare dhe me atë që thonë se paska dënuar 2 njerëz për shkelje kufiri pa leje, ajo është vepër penale edhe sot. Është në Itali, në Greqi, pra nga këto që kanë publikuar s’ka gjë që e implikon. Pastaj këta janë testuar nga ONM, ka kaluar vettingun.” tha Ngjela në ABC.
Diskutime rreth kësaj post