Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar paketën ‘anti-shpifje’ e qeverisë së Ramës, të cilën e cilëson si paçavure dhe si diçka që nuk zgjidh asnjë lloj pune. Në lidhje me AMA-n, Ngjela thekson se mendohej se do ishte xhandarë, por sipas tij janë thjeshtë injorantë.
Ngjela tha:
“Nëse ai ka gjykatën nuk ka çfarë i duhet ligji. Shpifja nuk mund të jetë objekt i ligjit. Ka një anë subjektive e cila kërkon një qëllim të posacëm kundër individit. Duhet të jetë lajm i pavërtetë i shpikur nga ty dhe kundër meje. Kurse ligji që ka bërë Rama është një paçavure. Nuk zgjidh asgjë. Kur ndërhyra unë i thashë pse lodheni çfarë do lloj akti që do nxjerrë ai institucion do shkojë në gjykata. Dhe u detyruan që pastaj që gjoja gjobat të shkojnë në gjykata. Mendonin se AMA do ishte xhandar, janë injorantë të them unë. Kam qenë kundër.”
Diskutime rreth kësaj post