Kryeministri Rama ka vizituar pasditen e sotme familjen Lleshi në Kamëz e cila mbeti pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sot janë të sistemuar në shtëpi me qera dhe kryeministri ka postuar videon nga momenti ku shpërndan disa dhurata për fëmijët e kësaj familje.
Pamjet që Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale nuk kaluan pa u komentuar nga ndjekësit e tij.
Replikat
Qytetari: Brravo edvin u ben 4 shpi hallall dhe 4 mi shpi ke akoma po do jesh burr i vjeter kir ti marosh te gjitha
Rama: Pse ky mllef i dashur Kelment, per çfare arsye apo ndjehesh me mire kur tallesh me tjetrin qe ben punen e tij? Po ti mos u merzit o vella se nuk jane bere 4 “shpi” dhe jo 4 “mi”, po edhe me shume do behen dhe do behen te gjitha brenda vitit 2021, qe ti ngresh ato dy gishtat tamam per Fitore –Shëndet e gëzuar Vitin e Ri me ke te do zemra.
Diskutime rreth kësaj post