Ish-ministri Besnik Mustafaj foli për Mini-Shengenin ballkanik. Mustafaj u shpreh se Mini-Shengeni i duket një nismë e marrë e Edi Ramës, i cili po vepron kundër interesit të opinionit publik.
“Ajo që kemi parë, në takimet e liderëve politikë ballkanas, kemi parë rrënimin e mini-shengenit ballkanik. Kjo nismë është një nismë, që ka opinionin publik kundër. Unë besoj se Rama e bën nga marrëzia, për të qenë protagonist, Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes. Rama në të gjitha versionet zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm. Opinioni është kundër, kurse nisma vazhdon. Nuk besoj se Shqipëria përfiton ekonomikisht nga kjo nismë”, tha Mustafaj në News24.
Diskutime rreth kësaj post