Skandal! Kush është i sëmurë dhe i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar, i duhet të presë. Sipas një udhëzimi miratuar nga ministria, Spitali i Shkodrës, duhet të anullojë ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara për periudhën 30 dhjetor 2019- 06 janar 2020. Këto ndërhyrje do të realizohen me një planifikim të dytë që do të vendoset pas datës 6 janar.
Kjo pasi është tejkaluar buxheti si rezultat i konçensionit të sterilizimit, që siç newsbomb.al ka shkruar më herët, parashikon shpenzime trefish më të larta edhe se Britania e Madhe.
Më poshtë dokumenti që njofton anullimin e operacioneve dhe që mban firmën e zv.drejtorit të shërbimeve klinike Augustin Suma.
Diskutime rreth kësaj post