Ledri Vula dhe Elvana Gjata janë dy nga emrat e artistëve më të pëlqyer të ‘showbiz-it’ shqiptar. Dyshja solli në muajin korrik të vitit të kaluar bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar ‘Mike’, i cili rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Së fundmi ata kanë performuar në New York, ku nuk kanë ngurruar të këndojnë në skenë bashkë edhe ‘Mike’. Ka qenë reperi, i cili ka publikuar një foto bardhezi krah Elvanës ku shfaqen të dy mjaft të qeshur.
“E përjetshme”, ka shkruar ai krah fotos, shoqëruar dhe me emojin e pianos dhe të njëjtën gjë ka postuar edhe Elvana. Nuk dihet nëse dy artistët do të sjellin një këngë tjetër së bashku, megjithatë ky postim ngjalli dyshime tek të gjithë ndjekësit e tyre.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post