“Dosja e CEZ”, Taulant Balla kërkon kalimin në SPAK: Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha Numri dy i PS, Taulant Balla ka rikthyer në vëmendje dosjen e CEZ. Ai ka kërkuar sot kalimin e dosjes në SPAK.
Kërkesa u dorëzua gjatë gjyqit në dhomën penale të kryesuar nga gjyqtari Lazer Sallaku. Procesi u la në datën 24 janar.
“Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha. Të gjendur në këto kushte, që nga ana e prokurorisë nuk janë bërë hetime të rëndësishme. Nuk është marrë në pyetje dëshmitari kyç, Kala, që tërhoqi ditën për diell 6 milionë euro. Është paguar nga Cez nga mbi 6.8 milionë euro dhe nuk është marrë në pyetje nga prokuroria. Presim që SPAK dhe Gjykata e Posaçme, kanë marrë kompetencat e duhura, që duhet t’ë hetojnë. Ka kërkesa edhe nga një palë tjetër që është në gjyq. Bëhet fjalë për raste flagrante. Viti 2020 duhet të nisë me një seancë tjetër gjyqësore për sa kohë që nuk ka më dyshime se kjo gjykatë për publikun është më e besueshme. Mos ngatërroni dosjet sepse është sërish i njëjti gjyqtar. Ajo që po ju them është se prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. S’mund të mjaftohet prokuroria me dërgimin e letrës në Kosovë dhe çështja është mbyllur në faktin se Kalaja nuk gjendet. Kjo çështje nuk mund të mbyllet meqë personi nuk gjendet. Kur në fakt, ai dihet, ai del publikisht në Kosovë, ndaj kjo çështje nuk mund të mbyllet, por duhet të zgjerohet. Kjo është e vetmja çështje, kur Kuvendi ka mbyllur hetimet. Këto janë çështje që Opinioni Publik mezi i pret për të çuar para drejtësisë këdo.” – tha Balla për mediat.
Diskutime rreth kësaj post