Kryeministri, Edi Rama, postoi një citim të Sokratit për shpifjen, lidhur me këtë ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook rendit disa nga rastet që Rilindasit kanë shpifur, ndërsa shkruan se ato janë të mbushura edhe me djallëzi dhe tregojnë shpirtin katran.
“Ka shembuj plot të djallëzisë dhe të shpirtit katran të infektuar nga pushteti pa vota që mban…”, shkruan Manjani në postimin e tij, referuar rasteve të shpifjeve të Rilindjes qoftë me shtatzaninë e Griseldës ashtu edhe me financimin e PD nga rusët.
Postimi i Manjanit
“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore, por infektojnë shpirtin me djallëzi”- citon Sokratin Edi Rama.
Shumë citat i bukur!
Ja, psh, të marrim shtatëzaninë fallco të Griseldës. Djallëzi sa më ska!
Deri në Bruksel vajti nami i djallëzisë me email. Shpifje e djallëzuar me përmasa ndërkombëtare.
Po kur rusët financuan PD?! Djallëzi e çfarë djallëzie..!!
I lemë këto djallëzitë teatrale të tërmetit, të çpifura sa më ska,…
E kështu me radhë ka shembuj plot të djallëzisë dhe të shpirtit katran të infektuar nga pushteti pa vota që mban…
Diskutime rreth kësaj post