Blendi Fevziu sonte në nisje të emisionit shpalli personazhin e vitit sipas tij dhe ajo nuk është aspak e panjohur. Edhe pse u shfaq më shumë në ekran në një moment tejet tragjik si tërmeti i 26 nëntorit, inxhinierja dhe profesoresha Luljeta Bozo ishte ajo që qetësoi shqiptarët por dha dhe këshillat nga eksperienca e saj shumëvjeçare lidhur me ndërtimet.
Blendi Fevziu zgjodhi pikërisht Luljeta Bozon, për dy arsye:
-Sepse në këto ditë tronditëse të tërmetit ishte e para që i dha kurajo qytetarëve dhe u mësoi se si duhet të përballojmë situata të tilla katastrofash natyrore.
-Dhe e dyta: Sepse mbas një periudhe shumë të gjatë, ajo arriti të tregojë që dija, kultura dhe arsimimi mbeten gjithmonë thesarë të çmuar dhe të pazëvendësueshëm.
Diskutime rreth kësaj post