Aktori i humorit, Olsi Bylyku ka rrëfyer për “Glamour Zone”, dy raste të sikletshme që i kanë ndodhur në skenë. Në rastin e parë Olsi tregoi se i ka rënë dhëmbi teksa po aktronte.
Aktori tregoi se e gëlltiti dhëmbin pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Ndërsa rasti i dytë, Olsi t i ka ndodhur dy javë më parë në “Klanifornia”. Aktori harroi të vendoste mikrofonin dhe askush nuk po qeshte më me batutat e tij.
“Para dy javësh te Klanifornia kishte shumë role, 7-8 role. Futu në prapaskenë, ndërrohu, vendos mikrofonin, dil në skenë. E njëjta gjë 7 herë. Te roli i parafundit u futa në prapaskenë, u ndërrova dhe dola në skenë pa mikrofonin. Unë bëja batuta, njerëzit nuk qeshnin. Unë u habita thashë ça kanë këta. Vetëm kur e kuptova që s’kisha mikrofonin. Delinda më thotë: O zemër po çfarë ke kështu? I thashë: Jam pa mikrofon. S’kishim ç’të bënim, u futëm e bëmë edhe njëherë skenën”, tregoi Olsi.
Diskutime rreth kësaj post