Toka në Shqipëri vijon të lëkundet, por magnituda e tërmeteve që ka regjistruar IGJEUM edhe sot është 3 dhe nën 3. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të IGJEUM, sot janë regjistruar katër lëkundje me epiqendra të ndryshme.
Lëkundja më e fundit ka qenë me epiqendër në Detin Adriatik në orën 7 e 20 të mëngjesit me magnitudë 3. Më herët janë regjistruar lëkundje në Derven me magnitudë 2.5, ne Peze e Vogel me magnitude 2 dhe ne Lagunen e Patokut me magnitude 2.5.
Vala e tërmeteve dhe pasgoditjeve sipas ekspertëve është normale me këtë magnitudë pas tërmetit të fortë e shkatërrues të 26 nëntorit që mori dhe të paktën 50 jetë njerëzish.
Diskutime rreth kësaj post