Ish-deputeti i PD Klevis Balliu teksa ka komentuar situatën pas tërmetit ka lëshuar një sërë akuzat të rënda ndaj qeverisë Rama. I ftuar nw ‘FaxNews’ Balliu u shpreh se qeveria po bën nga mëngjesi deri në darkë propagandë dhe show, ndërkohë që ende nuk ka një plan për rindërtimin e banesave pas tërmetit shkatërrimtar.
Balliu po ashtu deklaroi se ka dokumenta shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, që një ditë do të dalin shumë shpejt.
“Nuk është politikë t’i thuash kriminelit kriminel, është fakt. Viktimat e Thumanës nuk duhet të ekzistonin fare se banorët nuk duhet të ishin aty që pas tërmetit të 21 shtatorit. Tërmeti faktoi se qeveria ka nevojë për profesionistë dhe jo për propagandë.
Kjo qeveri është kthyer në një show të madh ku kryetari është Edi Rama dhe bën propagandë nga mëngjesi në darkë. Por me propagnadë nuk zgjidhet problemi i banorëve.
Tërmeti faktoi që në Shqipëri nuk ka shtet nuk ka një qeveri se kur arrin kulmin që nuk ka as qen, kjo nuk është politikë, këto janë fakte tronditëse. Sekti i Rilindjes e sheh Shqipërinë thjeshtë dhe vetëm për ta vjellur këtë vend. Tallet me popullin duke i bërë një propagandë të shpifur nga mëngjesi në darkë.
Dini ju ndonjë shifër se sa para do t’i duhen shtetit shqiptar për t’i ndërtuar këto shtëpi, askush nuk di asgjë. Ekonomia është rrënuar nga vjedhjet me PPP. Këtij i duhen para për të vazhduar propagandën, jo për të zgjidhur problemin. Këto nuk kanë as plan për të zgjidhur problemin, sepse plani bëhet nga ekspertë dhe këto kanë vetëm militantë të Rilindjes që punojnë në administratëe. Këto kanë banditë nëpër institucione. Sot je pa administratë dhe këtë e zbuloi tërmeti që nuk ka as shtet as instanca shtetërore.
Olta Xhaçka që është thelbësore në raste të tilla. Ka dokumenta shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, ka dokumenta dhe fakte shumë të rënda për to që një ditë do të dalin shumë shpejt sesi e kanë degraduar dhe shkatërruar Ministrinë e Mbrojtjen se Forcave të Armatosura.” – u shpreh Balliu
Diskutime rreth kësaj post