Ka nshkaktuar jo pak zhurmë në mediat italine dorëheqja e ministrit të Arsimit, Lorenzo Fioramonti, i Lëvizjes 5 Yje. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen duke i shkruar një letër Kryeministrit italian Giuseppe Conte.
Arsyet e vendimit të tij nuk janë bërë ende të ditura, por disa media vendase shkruajnë se Fioramonti kishte kërkuar fonde të tjera për ministrinë e tij, të cilat, në ligjin e buxhetit për vitin 2020 të miratuar në 24 dhjetor, nuk ishin alokuar.
Në mes të dhjetorit, në Trieste, Fioramonti u shpreh se “do duheshin 24 miliardë për shkollat, dhe se 3 miliardë që ai kishte siguruar, nuk ishin mjaftueshëm”.
Fioramonti kishte kritikuar vazhdimisht partinë që i përkiste. Në një intervistë me Corriere della Sera disa javë më parë, ai mbajti një qëndrim kundër dekreteve të sigurisë së Matteo Salvini dhe ligjit për vetëmbrojtje (miratuar gjithashtu nga M5S gjatë qeverisë së mëparshme).
Kur u pyet nëse do të jepte dorëheqjen në mungesë të fondeve për ministrinë e tij, ai u përgjigj: “Ose unë shfrytëzoj këtë mundësi për të sjellë një ndryshim, ose është vërtetë e kotë të qëndrosh në ministri për të ngrohur kolltukun”.
Diskutime rreth kësaj post